Këtë sezon bie në sy se disa skuadra janë detyruar të luajntë ndeshjet e tyre si pritës në stadium të tjera. Fillimisht u mbyll “Loro Boriçi” dhe “Elbasan Arena”, të cilët mbyllën dyert e tyre për Vllazninë dhe Elbasanin për shkak se do të bëhëj mbjellja e barit.

Tashmë duket se të njëjtës procedurë do t’i nënshtrohen edhe impianti i Durrësit dhe Rrogozhinës. Në këtë mënyrë “Demrozi Stadium” dhe “Niko Dovana” do të mbyllin dyert, pasi do të bëhet mbjellja e barit. Në këto kushte Teuta dhe Erzeni por edhe Egnatia do t’u duhet të “shtegtojnë” për në ndeshjet e ardhshme si pritëse.

Të 3-ja skuadrat do të luajnë sfidat e tyre në “Arenën e Demave”. Palët kanë rënë dakort në një mënyrë apo në një tjetër që sfidat e tyre të ardhshme të zhvillohen në kryeqytet.

Kështu dueli mes Erzenit dhe Partizanit i vlefshëm për javën e 9-të, sfida mes Teutës dhe Partizanit që luhet në kuadër të javës së 10-të, Egnatia – Kukësi për javën e 11-të dhe Erzeni – Egnatia e vlefshme për javën e 12-të do të zhvillohen të gjitha në “Arenën e Demave”.

Nga ana tjeter lajm i mire eshte se stadiumi “Loro Boriçi” i Shkodres pas pak ditesh do te jete gati dhe shume shpejt kjo gje do te ndodhe edhe me “Elbasan Arena”.