Futbollisti koplikas Elsamed Burgaj është lojtari i radhës që i bashkohet Partizanit. Qendërmbrojtësi ishte pjesë e Dinamos, por së fundmi ka dalë në stërvitje me të kuqtë. Burime të besueshme pranë futbollistit bëjnë me dije për Newsport.al që 18-vjeçari ka kontratë me Dinamon deri në fund të sezonit.

“Blutë” nuk kanë pranuar t’i japin leje-kalimin për t’u larguar, megjithatë ai ka zgjedhur t’i bashkohet ekipit të kuq. Burgaj shihet si një nga futbollistët e prespektivës dhe është pjesë e Kombëtares U-19.

Shtatlarti i lindur ne Koplik, por i rritur ne Tirane, pret zgjidhjen e kontratës me konsensus, megjithatë kjo duket e vështirë. Kësisoj është i vendosur të vijojë stërvitjen me të kuqtë deri në verë, atëherë kur ka mundësi “De Juro” të bëhet pjesë e Partizanit.

Ky i fundit veren qe shkoi beri pjese te tij nje tjeter futbollist nga Malesia e Madhe, pikerisht Klevis Dragajn. Duket se kjo krahine vazhdon te prodhoje futbolliste te medhenj dhe rasti i Elsamed Burgajt flet vete.