Pas ekipit te femrave, edhe ai i volejbollit te meshkujve te Vllaznise ia ka dale te fitoje ne Durres ndaj Teutes vendase, madje me te njejtin rezultat, 3-0.
Ne takimin e luajtur ne “Ramazan Njala” djemte e drejtuar nga trajneri Artan Kalaja nuk e kane patur aspak te veshtire te triumfojne ndaj durrsakeve te cilet jane shfaqur inferiore ne fushen e lojes.
Kuqeblute kane fituar setin e pare fillimisht me rezultatin 25-13 dhe me pas te dytin 25-11 dhe ne fund edhe te tretin 25-12 duke mbyllur gjithçka brenda rreth nje ore dhe ne kete menyre arrijne te marrin fitoren e trete ne kampionat.
Kujtojme qe ne dy javet e para Vllaznia fitoi ne fillim ne Korçe ndaj Skenderbeut me rezultatin 3-1 dhe me pas ne Shkoder ndaj Studentit me rezultatin 3-0. Nderkohe ne dy javet e tjera eshte mundur fillimisht nga Erzeni 3-1 dhe me pas nga Partizani po me te njejtin rezultat.
Pas 5 javesh kampionat, Vllaznia ka arritur te grumbulloje 9 pike dhe si rrjedhoje mban per momentin vendin e trete ne renditje, nderkohe qe Tirana e vendit te katert ka nje ndeshje me pak te luajtur.