Hasan Lika e mori drejtimin e skuadrës shkodrane në verë, në një situatë jot ë mirë, madje kuqeblutë ishin nga të vetmet ekipe në vend që nuk kishin nisur organizimin. Pro Lika me “laps e letër” në dorë nisi punën me projekt të qarrtë.

Mbajti disa nga titullarët e sezonit të shkuar me miratimin e të kryebashkiakes, Voltana Ademi, si dhe afroi disa elementë të domosdoshëm që gjatë garës treguan se I bënë punë skuadrës shkodrane në realizimin e synimit.

Fitorja me Dinamon 1-0, sigurisht që ja ka bërë më të sigurt shkodranëve elitën, ndërsa trajneri Hasan Lika pas ndeshjes ka pohuar: “Ka qenë një fitore e vështirë dhe e vuajtur sepse skuadra ka luajtur me dy “fytyra. Megjithatë, morëm 3 pikët duke ditur se kemi pasur edhe mungesa titullarësh në një duel ndaj një rivali”.

Shkodranët në këtë minifazë të parë të fazës së tretë kanë edhe një ndeshje me Erzenin, aty ku ngjitja do të bëhet më e sigurt, apo dhe mund të ndërlikohet paksa, por me humbjen e shijakasve, duket se rivalët janë shumë larg.

“Duhet të vlerësojmë çdo kundërshtarë, tashmë jemi të parët, diferencat janë rritur. Në fund do të festojmë ne”, – tha Lika./Vipsport/