Trajneri i kombëtares shqiptare, Christian Panuçi doli në konferencë për shtyp në prag të ndeshjeve të radhës, ndaj Turqisë më 22 mars dhe tre ditë më vonë kundër Andorës.

Çfarë do të shikojmë ndryshe?

Në sjellje nuk do të ndryshojmë shumë, në aspektin taktik. Kemi rikuperuar disa lojtarë. Diçka do të ndryshojmë. Mund të luajmë 4-3-3, 5-3-2 do të shikojmë.

Lojtarët në formë të duhur?

Jam i kënaqur me 23 lojtarët që kam, por varet edhe nga forma. Kemi thirrur edhe Cikalleshin, por is hi dëmtuar. Ndoji dhe Binaku janë të dëmtuar. Rikuperuam Abrashin, Ajetin. Grezda ka luajtur, por të shohim. Qosen e kam ndjekur gjatë gjithë dimrit.

Çfarë duhet të bësh për tu përfshirë në kombëtare?

Mjaftojnë djem që mund të vijnë në kombëtare.

Lojtarë që kanë minuta apo mënyra se si kërkosh të luash?

Pak nga të gjitha. Ky grup që kam këtu luajnë të gjithë. Kemi pasur 30-40 lojtarë dhe kemi zgjedhur këto. Kaçe ka luajtur këto kohë ndërsa tashmë nuk po luan. Është shumë e rëndësishme që lojtarët të kenë minuta që të luajnë në kombëtare.

Ndeshje pas ndeshje apo kemi strategji tjetër?

Ndeshje pas ndeshje sepse shoh që këtu kanë dal shpesh janë realitetit të futbollit. Nëse do të bëjmë mirë do të dalim të tretët. Nëse do të bëjmë akoma më mirë dalim të dytët.