Kategoria Superiore do të luajë sot dhe nesër dy ndeshjet e mbetura të javës së 28-të. Skënderbeu-Tirana do të luhet sot në Korçë, ndërsa nesër do të zhvillohet Dinamo-Kastrioti në Elbasan, ndërsa pas këtij takimi do të rikthehet të luhet Kupa e Shqipërisë. Dy sfidat e kthimit gjysmëfinaliste do të luhen në mesjavë.
Vllaznia-Partizani dhe Laçi-Teuta do të zbresin në fushë ditën e mërkurë për të përcaktuar se cilat skuadra do të kalojnë në finalen e madhe.
Sfida e parë mes Vllaznisë dhe Partizanit është mbyllur në barazim 0-0 dhe gjithçka do të vendoset në Shkodër, ndërsa Laçi-Teuta u mbyll me fitoren 2-1 për kurbinasit që janë një hap larg finales.
Gjysmëfinalja e Kupës së Shqipërisë:
E mërkurë
Laçi-Teuta Ora 13:45
Vllaznia-Partizani Ora 17:45