Skëndërbeu do të luajë sot sfidën e javës së 28-të të Superligës ndaj Tiranës. Ndeshja do të luhet në orën 16:45 dhe është shumë e rëndësishme për korçarët që mbajnë vendin e fundit në renditje.

Fitorja është detyrim pasi rrezikojnë rënien nga Superliga. Skënderbeu do të ketë një “mal” me mungesa për këtë takim, ndërsa trajneri Gega është i detyruar që të arnojë formacionin e skuadrës.

Rexhepi, Vangjeli, Zguro, Meksi, Berisha dhe Mensah nuk do të jenë të gatshëm për shkak dëmtimesh dhe pezullimesh me kartona. Në një situatë të tillë, trajneri Gega ka vendosur të ndryshojë edhe skemën, duke kaluar nga 3-5-2 në 4-3-1-2.

Në portë do të luajë Ruçi, në mbrojtje Frashëri, Shehi, Sadriu, Vrapi, në mesfushë, Vicktor, Moraes, Dumfur, Mara, ndërsa në sulm Nikaj dhe Pusi./newsport/