Agjenti i famshëm i futbollit Mino Raiola ka vazhduar me sagën e sulmeve edhe kundër tifozëve të Milanit.

Menaxheri i Balotelit, Ibrahimoviçit, Pogbasë dhe Donarumës rrëfen se tifozët e “Djallit” duhet t’i kërkojnë falje portierit të Milanit për sulmet dhe ofendimet kundrejt tij. Raiola shprehet se do të tregohej edhe më i ashpër në qëndrimet e tij nëse Donaruma do të ishte djali i tij.

“Ata duhet t’i falje kërkojnë Donarumës dhe të thonë se unë pata të drejtë. Doja ta largoja nga Milani, sepse nuk i besoja drejtuesve të Milanit, njësoj siç nuk i besova Erik Tohirit të Interit dhe më thoni nëse nuk kam patur të drejtë.

Do të jem i vrazhdë dhe aspak i përmbajtur, por qëllimi im është të çojë në majë karrierën e klientëve të mi. Shpesh them me vete për lojtarët e mi: ‘Çfarë do të bëja unë po të ishte im bir? “, shprehet italo-holandezi Raiola.

Dje Raiola nuk kurseu kritikat as ndaj Mançester Junajtid për trajtimin ndaj Pogbasë. Ai shtoi se “Djajtë e Kuq” do të shkatërronin edhe emra më të mëdhenj të futbollit si: Maradona, Pele dhe Maldini.