Vasil Shkurtaj është larguar nga skuadra e Laçit. Sulmuesi i njohur i ka dhënë fund aventurës me kurbinasit dhe një gjë të tillë e ka bërë vetë me dije.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, shtatlarti i fazës ofensive falënderon ekipin e Laçit për mundësinë e dhënë. Në Instagramin e vet, Shkurtaj shkruante: “Faleminderit KF Laçi. Ishte nder dhe kënaqësi!”

31-vjeçari u aktivizua në 26 ndeshje në këtë sezon me Laçin, ku arriti të shënonte edhe 6 gola.

Pritet të shihet se cila do të jetë e ardhmja e tij, teksa ka provuar disa skuadra në kampionatin shqiptar./newsport/