Mesfushori shkodran Justin Ferizaj shfaqet si protagonist përveçse me klubin e tij Shamrock Rovers, edhe me kombëtaren e Irlandës. Në ndeshjen e sotme, të vlefshme për kualifikueset e Kampionatit Europian U19, 17 vjeçari ka zhbllokuar shifrat me golin e tij shënuar në minutën e 87-të, ndërkohë që më pas irlandezët do të shënonin edhe një gol tjetër dhe në këtë mënyrë kanë fituar 2-0 ndaj Uellsit.

Me dy fitore në dy ndeshje të luajtura, Irlanda U19 është kualifikuar për në turin tjetër të këtij kompeticioni të rëndësishëm europian. Ndeshja e sotme ka qenë vendimtare dhe si rrjedhojë, goli i futbollistit shkodran ka rezultuar shumë përcaktues.

Në këtë ndeshje vetëm ai ka luajtur si titullar ndërkohë që dy shkodranët e tjerë, janë aktivizuar në pjesën e dytë. Kështu, sulmuesin Kevin Zefi është aktivizuar në minutën e 63-të në vend të Clarke ndërsa Rocco Vata ka hyrë në fushë në minutën e 76-të në vend të O’Mahony.

Duhet thënë se me aktivizimin e këtyre dy lojtarëve, loja sulmuese e kombëtares irlandeze mori më shumë frymëmarrje dhe si rrjedhojë kanë ardhur edhe dy golat e shënuar në fund, njëri prej të cilëve mban firmën e shkodranit tjetër Ferizaj.

Ky i fundit, si dhe Zefi e Vata, ndonëse janë vetëm 17 vjeçarë, janë pjesë shumë e rëndësishme e kombëtares U19 të Irlandës dhe padyshim që ata kanë një të ardhme të sigurtë përpara.
Gjergj KOLA