Pas largimit të trajnerit Orges Shehi nga klubi i Tiranës, tashmë një tjetër largim është njoftuar. Vetë zv.trajneri, Sebino Plaku ka njoftuar largimin nga ‘bardheblutë’ me anë të një postimi në faqen e tij zyrtare.

Zëvendës trajneri, Plaku, falenderon presidentin Refik Halili dhe familjen e tij dhe shpreh privilegjin që ka qenë pjesë e ekipit të Tiranës.

“Kënaqësi e veçantë por edhe privilegj të isha pjesë e këtij ekipi. Krenar për ç’ka arritëm bashkë. Faleminderit familjes Halili, por dhe të gjithë ato njerëz që insistuan që unë të isha pjesë e tyrë.

I jam mirënjohës gjithmonë. Tiranës dhe djemve të ekipit i uroj vetëm suksese”, shkruan Plaku në profilin e tij në Facebook.