Vllaznia – Teuta do të jetë përballja finale e kampionatit kombëtar për femra U-16, i cili ngriti siparin në muajin shkurt të këtij viti.
Shkodranet kaluan në finale pasi mundën më rezultatin e thellë 7-1 në gjysmëfinale ekipin e Skënderbeut, ne ndeshjen e luajtur ne Peze- Helmes ku kane spikatur futbollistet Herta Hasaj, Lusil Cungu, Egla Hoxha, Marinela Ndoci etj.
Ndërsa gjysmëfinalja tjetër kishte rezervuar takimin Teuta – Apolonia, ku durrsaket ia dolën të fitonin me shifrat 4-0 duke siguruar ehe ato daljen ne finale.
Kampionati U-16 për femra ishte i organizuar në dy grupe, A dhe B dhe ku secili grup është i përbërë nga gjashtë skuadra. Dy finalistet e kampionatit ne fakt kane qene edhe ne grup sebashku dhe jane ndeshur edhe dy here te tjera me njera- tjetren.
Ne Shkoder pat fituar Vllaznia ne fazen e pare me rezultatin 4-0, ndersa ka fituar edhe ne Durres ne fazen e dyte, por kete here me rezultatin 3-0. Duket se vajzat shkodrane jane me te forta dhe konsiderohen favorite per ta fituar edhe finalen, megjithate duhet pritur zhvillimi i ndeshjes per ta vertetuar kete gje./SHKODRA-SPORT.COM/