Pas tre ditesh pushim, ekipi i Vllaznise do t´i rikthehet sot serisht stervitjeve dhe njekohesisht duke vijuar me pergatitjet per ndeshjen e rradhes, ate qe do te luaje te premten e ardhshme ne shtepi ndaj Erzenit.
Stafi teknik i Vllaznise duke pare edhe gjendjen jo shume te mire fizike te futbollisteve te cilet kishin patur nje lodhje te madhe kohet e fundit, vendosen qe pas ndeshjes se Kukesit, t`i lene plot tre dite pushim ata.
Pikerisht nisur nga kjo, lojtaret e kane shfrytezuar kete periudhe per te pushuar, madje disa prej tyre edhe kane levizur jashte vendit, por periudha e pushimit merr fund sot sepse ata do te jene te detyruar t`i rikthehen serish stervitjes.
Tashme nuk ka me kohe per te marre fryme sepse ekipin e pret nje periudhe shume e ngjeshur ndeshjesh, e ku ata duhet te bejne mire sepse kjo eshte faza me e rendesishme e sezonit ku do te vendoset çdo gje sa i takon arritjes se objektivave./www.shkodrasport.com/