Tashmë, nuk është më një sekret e ardhmja e Elseid Hysajt. Shkodrani nuk ka pranuar rinovimin e kontratës dhe do të largohet nga Napoli për një tjetër aventurë. Mbrojtësi i kombëtares ka disa oferta për të vazhduar karrierën dhe një opsion është edhe La Liga.

Në verën e kaluar, kur Hysaj ishte pranë lamtumirës me napoletanët, pati një interesim konkret nga ana e Valencias. Megjithatë, klubi i Napolit pengoi këtë lëvizje.

Por, 26-vjeçari mundet të ketë sërish një mundësi për të luajtur në elitën e futbollit spanjoll. Sipas mediave iberike, mundësinë e transferimit të Hysaj është duke e shqyrtuar Sevilja.

Andaluzianët kanë si drejtor sportive Monçin, i cili më parë ka qenë pjesë e Romës në Serinë A dhe ka pasur mundësinë për ta ndjekur nga afër Hysajn. Ndaj, shkodrani ka një përqindje të mirë për të lëvizur drejt Spanjës, edhe pse mes klubeve ende nuk ka pasur kontakte, teksa për Hysajn do të nevojiten 13.8 milionë euro. /VipSport/