Kongresmeni Amerikan Eliot Engel ka festuar me shqiponjë pas fitimit të mandatit në Konkgres. Gjesti i shqiponjës është bërë një akt shumë polemizues këto ditë.

Pas ndëshkimit të Xhakës dhe Shaqirit nga FIfa duket se shumë persona janë sensibilizuar.

Eliot Engel është një lobues i fortë i çështjes shqiptare në Amerikë. Ai ishte ndër ligjvënësit e parë që i bëri thirrje qeverisë së Klintonit të ndërhyjë në luftë e Kosovës.

Më vonë ai loboi fort për Kosovën dhe shpalljen e saj si një vend i pavarur.