Edhe kur gjërat shkojnë mirë, tifozët anglezë gjejnë diçka për t’u shqetësuar. Këtë herë frika është se Kane mund të braktisë shokët e kombëtares dhe të jetë i detyruar të kthehet në shtëpi. Arsyeja? Mund të bëhet baba.

Anglezët, të paktën për sa i takon kombëtares, janë të ndërtuar në këtë mënyrë. Nëse nuk ka asnjë problem… e krijojnë.

Duke parë se skuadra e Southgate ka qenë pothuajse perfekte deri tani, më mirë të zbulohet se çfarë mund të ndodhë që gjithçka të shkojë për dreq.

Ka qenë “Mirror” që mund të ketë gjetur burimin e ardhshëm të shqetësimeve për “Tre Luanët” dhe që ka lidhje me Harry Kane, golashënuesi më i mirë i Botërorit deri tani.

Sipas shtypit britanik, lojtari mund ta braktisë ekipin në ço moment për t’u kthyer në shtëpi për lindjen e fëmijës.

25-vjeçarja Kate Goodland, e cila ndodhet në krah të sulmuesit prej një jete të tërë, është shtatzënë dhe duhet të lindë pas 15 korrikut, data e shënuar në të cilën anglezët shpresojnë të festojnë titullin e tyre të dytë pas atij të fituar në shtëpi në 1966-ën.

Gjithsesi, Nëna Natyrë nuk pyet për datat e caktuara nga mjekët dhe mund të ndërhyjë, siç ka bërë në rastin e danezit Knudsen, që u bë baba dy javë para kohës së parashikuar. Kjo hipotezë po i bën të dridhen tifozët e Anglisë.

Një… problem i përbashkët, duke parë se edhe Fabian Delph dhe gruaja e tij Natalie janë në pritje të fëmijës së tyre. Lojtari i Manchester City ka bërë të ditur se do të kthehet menjëherë në Angli në momentin e lindjes, edhe nëse do të ndodhte në ditën e një ndeshjeje.

Tmerri i anglezëve është që Kane të bëjë të njëjtën gjë. Federata Angelze e Futbollit është munduar të sigurojë tifozët, duke i kujtuar atyre se lindja e fëmijës së Kane është parashikuar të ndodhë mbas Botërorit, por mendimi se anëtari i ri i familjes Kane mund të përshpejtojë kohët është më i frikshëm se Lukaku dhe Belgjika e tij! Telesport/