Tifozët e Arsenalit duket se e kanë marrë shumë personalisht me dy shqiptarët që kanë në skuadër, Granit Xhakën dhe Shkodran Mustafin.
Xhaka u bë objekt fyerjesh të vazhdueshme derisa shpërtheu edhe ai në të shara, ndërsa mbështetësit e “topçinjve” e provuan edhe me Mustafin në ndeshjen ndaj Liverpulit, por këtë radhë vetëm në rrjetet sociale.
Mbrojtësi ishte i pafat në minutat e para të ndeshjes, kur një krosim në zonë e devijoi pa dashje në rrjetën e portës së tij, në takimin që u mbyll 5-5 dhe me Liverpulin që u kualifikua vetëm falë penalltive.
Menjëherë rrjetet sociale u mbuushën me kritika dhe tallje për mbrojtësin i cili ka qenë jashtë planeve të skuadrës në këtë edicion duke luajtur vetëm një ndeshje Kupe më parë e asnjë në kampionatin anglez.
Thuajse të gjithë talleshin me futbollistin duke arritur deri aty sa të shkruanin se e kishte bërë me dashje vetëm për të larguar trajnerin. /vipsport/