Saimir Patushi, ish-mesfushori i njohur i cili në karrierën e tij ka luajtur me fanellën e Vllaznisë dhe Tiranës, mendon se ajo që po shihet sot te Vllaznia, ka përgjegjës ata që ndryshuan plotësisht skuadrën e vitit të kaluar. Ish-mesfushori theksoi në “Sport News Plus” në “News 24”, se shkodranët kanë dështuar në provën më të rëndësishme për tifozerinë e tyre.

Vllaznia nuk ka nevojë për trajner të huaj, dyndje të huajsh kur ka akademinë… Nuk i duhen. Më mirë shqiptarët, të marrin më të mirët nga ata të akademisë. Mendoj se janë 11 lojtarë të huaj të afruar këtë vit. Nuk besoj se këto 11 të huaj kanë qenë në Superiore e kanë dhënë diçka të mirë për Vllazninë.

Trajneri duhet të mbajë përgjegjësi se nëse në fillim ky pretendon se është për kampione, kjo nuk është kampione, se nga ndeshja në ndeshje shohim një mbrojtje që e kam thënë që pëson shumë lehtë. Nëse pëson shumë lehtë, nuk del asnjëherë kampion. Besoj që Brdariç me gjithë drejtorin e stafin, duhet të marrin përgjegjësi, presidenti duhet të kthejë sytë nga akademia.

Unë kam qenë pjesë e Vllaznisë, e di se si vuan ai qytet e tifozeri për futbollin, sidomos për ndeshjen me Tiranën. Është si thoshim ne te Tirana për derbin, edhe ata thonë më mirë humb titullin se të mundesh nga Tirana, ashtu si# thonë të Tiranës për Partizanin, Kjo ishte kryefjala në Shkodër. Por është për të ardhur keq, se grupi i vjetshëm ishte, pse ky shkatërrim total?

Nga këta të vetëquajtur “gjeneralë” të ekipit, po i shohim javë për javë që bien. Vllaznia në 7-8 ndeshje janë gabime fatale të Adilit. Adili është “gjenerali” i linjës, janë gabime fatale të tij. Që të shkrimi që i bëri legjenda Zmijani që duhej të ishte me këmbë në tokë, edhe te kundërpërgjigja që i bëri Adili.

Sado të jesh i mirë, nuk mund të bëhesh gjeneral për një vit, mund të jesh shumë i mirë, por jo nga ndeshja në ndeshje. Linja e mbrojtjes pëson gola lehtë, nuk mund ta imagjinoj një linjë mbrojtje me kaq shumë emra, që mos orientohen, të hash ato gola”, tha Patushi.