Te dy ata kane qene nder me te miret ne sezonin e fundit te Vllaznia U19. Kane bere diferencen, bashke edhe me Delajn, Spahijen e ndonje tjeter dhe sigurisht qe e meritojne te jene pjese e ekipit te pare te Vllaznise.

E kemi fjalen per futbollistet Paulo Pjeshka dhe Rejan Alivoda. Njeri luan si mesfushor qendre dhe tjetri lojtar krahu. Te dy dallohen per cilesite e tyre dhe per kete arsye jane vleresuar edhe nga drejtuesit e klubit qe i kane bere pjese te skuadres kuqeblu.

Duke patur aty edhe Vioresin Sinanin, trajnerin qe i ka stervitur ne sezonin e fundit me ekipin e te rinjve, Pjeshka dhe Alivoda do ta kene me te lehte te adaptohen me ritmin e punes qe behet aty.

Kuptohet qe ata do te kene mundesi te tregojne vlerat e tyre me te mira dhe te bindin edhe trajnerin Josa per te gjetur hapesirat e tyre ne ndeshje te veçanta. Jane dy lojtare qe mund te konsiderohen vertete e ardhmja e futbollit shkodran dhe si rrjedhoje duhet investuar tek ata./SHKODRA-SPORT.COM/