Ndeshjet e kombetares shqiptare ndaj Çekise dhe Polonise kane bere qe kete fundjave te mos kete ndeshje ne kampionatin shqiptar dhe si rrjedhoje, te gjithe ekipet jane duke e shfrytezuar kete pauze te shkurter per rikuperimin e lojtareve te demtuar apo dhe rritjen e parametrave fizike te te tjereve.

Por jo vetem kaq. Ekipe te ndryshme jane duke menduar edhe per ndonje ndeshje miqesore, thjesht per te mbyllur kete periudhe pushimi dhe ne mes tyre eshte edhe Vllaznia.

Gazeta “Shkodra Sport” meson se kuqeblute kane planifikuar te zhvillojne nje miqesore te tille diten e premten ne Tuz ndaj ekipit vendas te Deçiçit. Drejtuesit e ketij te fundit fillimisht kane kerkuar qe ndeshja te luhet ne “Loro Boriçi”, por kjo ka qene e pamundur.

Arsyeja ka te beje me zhvillimin e ndeshjeve te grupit 7 te “UEFA Women’s Champions League” ne kete stadium dhe si rrjedhoje nuk mund te kete aktivitet tjeter aty. Ne keto rrethana, eshte rene dakord qe miqesorja te luhet ne fushen e Deçiçit.

Kuptohet qe per trajnerin Memelli ndoshta eshte me interes per te pare ne fushe serish disa nga lojtaret e stolit te cilet nuk kane patur shume mundesi te luajne deri tani dhe prandaj mund te kete nje miksim te tyre ne formacion me disa prej titullareve./SHKODRA-SPORT.COM/