Vllaznia nuk ia doli mbreme qe te kualifikohej per ne finalen e Kupes se Shqiperise se ketij sezoni sepse rezultati 1-1 qe u rregjistrua ne fund te 120 minutave favorizoi Egnatian qe kesisoj shkon me tej.

Megjithate ne klubin shkodran diten e sotme kane gjetur edhe kohen per te falenderuar tifozet e zjarrte te skuadres se tyre dhe per t’u thene se sebashku mund te jene me te forte per sfidat e mbetura te ketij sezoni. Ja çfare shkruhet ne faqen

“Shpresuam deri në fund dhe nuk ia dolëm, por kjo nuk na pengon t’u themi faleminderit tifozëve tanë të mrekullueshëm që janë me ne edhe në vështirësi! Sëbashku bëhemi më të fortë pas çdo sfide!”

Tashme fokusi i kuqebluve do te jete tek kampionati, fillimisht per te siguruar “Final 4” dhe me pas per te shpresuar deri ne fund tek fitimi i titullit kampion dhe prandaj ata duan t’i kene prane edhe tifozet e tyre te zjarrte./www.shkodrasport.com/