Kevin Zefi, talenti shqiptar me origjinë nga Shkodra ka shkëlqyer në debutimin e tij me Inter U17. Sulmuesi 16-vjeçar u transferua këtë merkato vere te zikaltërit dhe në sfiëdën e sotme ka qenë lojtari më i mirë i ndeshjes duke shënuar 2 gola e duke dhënë 3 asiste në fitoren e thellë 7-0 që Interi mori ndaj Cittadella.
Një prej golave të shënuar nga Zefi ishte me penallti dhe sulmuesi e shënoi me stilin e famshëm “panenka”, duke konfirmuar me se miri edhe vlerat e tij teknike.
16-vjeçari shihet si një lojtar më shumë të ardhme aq firmosi me Interin, ndërsa në nivel Kombëtaresh luan për Irlandën dhe FSHF-ja ka tentuar disa herë ta bind të veshë fanellën kuqezi.
Padyshim qe e ardhmja e tij duket e ndritur dhe tek Inter ka per t’u formuar edhe me shume si nje futbollist cilesor. Te gjitha te dhenat flasin me superlativa per te dhe tashme mbetet vetem per te pare se si do te jete e ardhmja ne Itali.