Monday, January 12, 2026
FAQJA E PARE KRYESOREPër herë të parë katër lojtarë të Kosovës luajtën titullarë në Bundesligën...

Për herë të parë katër lojtarë të Kosovës luajtën titullarë në Bundesligën gjermane

Për herë të parë në histori katër lojtarë nga Kosova luajtën në një ndeshje në Gjermani.

Treshja e Hofenhaim, Fisnik Asllani, Leon Avdullahu dhe Albian Hajdari, së bashku me Elvis Rexhbecajn e Ausgburgut ishin titullarë në fundjavë në Bundesliga.

Edhe vetë skuadra gjermane ka uruar FFK-në për këtë arritje të jashtëzakonshme.

“KosoWOW. Me Fisnik Aslllanin, Leon Avdullahun, Albian Hajdarin dhe Elvis Rexhbecaj i Augsburgut, katër lojtarë kosovarë luajtën në një ndeshje për herë të parë në histori të Bundesligas”, shkruan klubi gjerman.

Hofenhaim fitoi ndeshjen me rezultatin e pastër 3-0, ku Hajdari e Avdullahu bënë paraqitje të shkëlqyer.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments