Partizani do të përballet me Kukësin në “Loro Boriçi” ditën e dielë në orën 16:45, takim i vlefshëm për javën e 14-të të kategorisë superiore.

Në stërvitjen e parë të zhvilluar ditën e djeshme në kuadër të ndeshjes me Kukësin, dy lojtarë të demave munguan.

Bëhet fjalë për Egzon Belicën dhe Stenio Junior, të cilët kanë shqetësuar jo pak trajnerin e skuadrës Ilir Dajën.

Egzon Belica po kalon një gjendjen gripale, ndërsa Stenio Junior ka probleme muskulore. Të dy lojtarët do shikohen me kujdes nëse do jenë të gatshëm për ndeshjen kundër verilindorëve apo jo.