Shqipëria është mbuluar nga dëbora, teksa të shumta kanë qenë reshjet edhe në Korçë. Megjithatë kjo nuk e ka ndalur trajnerin e Skënderbeut, Migen Memelli që të nxjerrë skuadrën në stërvitje.
Bardhekuqtë janë grumbulluar në stadiumin “Skënderbeu” që në mëngjes, teksa janë stërvitur në fushën e mbuluar nga bora. Korçarët rrezikojnë rënien nga kategoria këtë sezon, teksa së bashku me Bylisin mbajnë dy vendet e fundit në renditje.
Në këtë situatë, Memelli ka shumë punë për të bërë me këtë skuadër dhe nuk ka kohë për pushim. Ndeshja e radhës për Skënderbeun është ajo ndaj kryesuesve të Vllaznisë.
Një sfidë shumë e vështirë kjo, por juglindorët do të kërkojnë një rezultat pozitiv. E planifikuar per t’u luajtur te merkuren, kjo ndeshje ashtu si gjithe te tjerat e Superliges, eshte shtyre per ne fund te javes.