Monday, January 12, 2026
FAQJA E PARE FUTBOLLKATEGORIA SUPERIOREPërcaktohet ora dhe vendi, ja ku do të zhvillohet finalja Skënderbeu- Vllaznia

Përcaktohet ora dhe vendi, ja ku do të zhvillohet finalja Skënderbeu- Vllaznia

Skënderbeu dhe Vllaznia do të përballen së bashku në finalen e madhe të vlefshme për Kupën e Shqipërisë, që do të zhvillohet më 30 maj në stadiumin “Air Albania”, duke nisur nga ora 19:00.

Këtë të martë, Departamenti i Garave në FSHF hodhi shortin, që përcaktoi edhe Skënderbeun si skuadrën pritëse dhe Vllazninë si skuadrën mike.

Kjo është hera e dytë në historinë e këtij kompeticioni që këto dy ekipe përballen me njëra-tjetrën ne finalen e Kupes se Shqiperise.

Hera e parë ka qenë kur këto ekipe janë përballur me njëra-tjetrën ka qenë në vitin 1965, ndeshje e fituar nga shkodranët, me rezultatin 1-0.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments