A do të shkojë Luka Modric tek Inter? Përgjigja është pozitive. veçanërisht pas zërave që vijnë nga Madridi.

Presidenti i “Los Blancos”, Florentino Perez, duket se ka ndërmend t përjashtojë kroatin nga lista e lojtarëve të cilëve do t’u rinovojë kontratën për sezonet e ardhshme.

Për më tepër, madrilenët duket se kanë gjetur edhe pasardhësin e Modric, i cili është mesfushori i Tottenham, Christian Eriksen. Sipas shtypit spanjoll, danezi do të shkojë në Madrid bashkë me trajnerin Pochettino.

Kështu, rriten shanset e Inter për të siguruar yllin e Kroacisë në fundin e këtij sezoni ose në merkaton e janarit.