Pasditen e së mërkurës në pallatin e sportit “Qazim Dervishi” do të nisë kampionati i 26-të kombëtar i boksit për të rritur. Një aktivitet që pritet me interes në Shkodër sepse Vllaznia synon të fitojë titullin e 21-të kampion të vendit. Një nga trajnerët e këtij ekipi, Lazarin Vila një prononcim për “SHKODRA SPORT” shpreh bindjen e plotë se ky objektiv do të realizohet.

“Kemi zhvilluar prej muajsh një stërvitje shumë të fortë dhe prej dy muajsh jemi të grumbulluar. Forma sportive e boksierëve është e mirë dhe padyshim që besojmë tek titulli kampion. Synimet tona janë që të shpallim pesë kampionë dhe pikërisht Vuksan Gurin, Krenar Zenelin, Arjon Kajoshin, Bekim Vjerdhën dhe Nelson Hysën.

 

Nuk përjashtohet mundësia madje edhe për ndonjë tjetër. Pavarësisht largimeve që kemi patur, do mundohemi t’i marrim revanshin Tiranës ndonëse sivjet mendohet që edhe ekipi i Teutës të jetë pretendent për titull. Gjithsesi, duke besuar edhe tek një mbështetje e zjarrtë e tifozërisë shkodrane, jam i bindur se do ta fitojmë edhe titullin e 21-të kampion të Shqipërisë”- është shprehur Vila, një nga pjestarët e stafit teknik të ekipit shkodran që punon fort çdo ditë në stërvitje me Zef Gjonin, Besnim Limanin dhe Jozef Sermin për të arritur suksesin e rradhës të boksit shkodran.
© shkodrasport.com