Botërori “Katar 2022” ka zbuluar fazën e tij finale, me kombëtaret që kanë zbuluar se kush do të jenë kundërshtaret e tyre në grupe dhe me cilat do të përballen nëse kualifikohen.

Katari si vend organizator u vendos në grupin A dhe do të ketë përballë ERkuadorin, Senegalin dhe Holandën.

Grupi i “ferrit” është grupi E, në të cilën ndodhen Spanja dhe Gjermania, të cilat do të kenë përballë Japoninë dhe fituesen e sfidës Kosta Rika-Zelandë e Re.

Argjentina dhe Franca kanë peshkuar sfida të lehta, ndërsa Brazili do të ketë përballë Zvicrën, Serbinë dhe Kamerunin.

VAZOT:

vazot

GRUPET:

GRUPI A: Katar, Ekuador, Senegal, Holanda

GRUPI B: Angli, Iran, SHBA, Uells-Skoci/Ukrainë

GRUPI C: Argjentina, Arabia Saudite, Meksika, Polonia

GRUPI D: Franca, Peru-EBA/Australi, Danimarka, Tunizia

GRUPI E: Spanja, Kosta Rika-Zelandë e Re, Gjermania, Japonia

GRUPI F: Belgjika, Kanada,Maroku, Kroaci

GRUPI G: Brazil, Serbia, Zvicër, Kamerun

GRUPI H: Portugali, Ghana, Uruguai, Koreja e Jugut