Karim Benzema ka refuzuar të komentojë vendimin e Kylian Mbappe për të qëndruar në Paris Saint-Germain dhe ka theksuar se ai është plotësisht i fokusuar në finalen e Champions League të Real Madrid kundër Liverpool të shtunën.
I pyetur se çfarë do t’i thoshte bashkatdhetarit të tij për faktin se ai refuzoi ofertën e Real Madridit për të nënshkruar kontratë të re me PSG-në, Benzema tregoi se ky nuk është momenti për të diskutuar për të ardhmen e Mbappes.
“Unë do të thoja se Real Madridi do të luajë finalen e Champions League dhe nuk është momenti për të folur për këto gjëra të vogla”, tha Benzema për “Movistar +”.
“Jo, preferoj të mos flas. Nuk jam i zemëruar. Jam i fokusuar në finalen e Champions League. Është më e rëndësishme ta bësh këtë sesa të dëgjosh gjëra të tjera.”
![Screenshot 2022-03-10 at 14-30-18 Mbappe dhe Benzema bisedojnë 15 minuta pas ndeshjes, mamaja dhe avokati i lojtarit të PSG[...]](https://www.shkodrasport.com/wp-content/uploads/2022/03/Screenshot-2022-03-10-at-14-30-18-Mbappe-dhe-Benzema-bisedojne-15-minuta-pas-ndeshjes-mamaja-dhe-avokati-i-lojtarit-te-PSG...-1068x591.png)






