Vllaznia e futbollit te femrave beri realitet diten e djeshme marrjen e trofeut te 18-te te saj ne keto 9 vite nga krijimi. I ka fituar te 9 titujt kampion te Shqiperise ne 9 sezonet e fundit dhe po ashtu edhe te 9 Kupat.

Por rekordet e ekipit te presidentit Lazer Matija shkojne edhe me tej. Ne total ky ekip nga gushti i vitit 2013 kur eshte krijuar dhe deri dje, ka zhvilluar gjithsej 206 ndeshje ne kupe dhe kampionat.

Nga to, plot 203 jane fituar ose thene ndryshe mbi 98.5 % e ndeshjeve te luajtura ne futbollin shqiptar. Ka barazuar vetem 3 ne gjithe keto 9 vite dhe sakaq, Vllaznia ne gati nje dekade nuk e di fare se çfare eshte humbja.

E nese kalojme tek golaverazhi, ai eshte vertete fantastik sepse ka arritur te shenoje 1481 gola ne 9 vjet pjesmarrje dhe ka pesuar vetem 44!!!

Shumekush thote se kampionati shqiptar i femrave eshte i dobet. Ne fakt edhe mund te jete keshtu, por ne vite Vllaznia ka patur rivale te forte te cilet gjithsesi nuk kane arritur ta mundin dot. Madje shpeshhere edhe te mos i shenojne.

Ka ndodhur keshtu sepse kjo eshte Vllaznia, skuadra e cila vertete nuk ka rivale ne Shqiperi, por tregon veten edhe ne Europe sepse te kualifikohesh dy here rradhazi ne 32 skuadrat me te mira te kontinentit eshte nje arritje e madhe.

Per me shume, keni mundesi qe permes “Shkodra Sport” ne menyre ekskluzive te ndiqni te gjitha statistikat e Vllaznise se femrave qe nga krijimi i saj ne vitin 2013 dhe deri me sot.
Gjergj KOLA