Barazimi i arritur ne Laç ndaj skuadres vendase e ka kenaqur trajnerin shkodran te Teutes Edi Martini. Sipas tij, objektivi ishte per te mos dale te humbur nga kjo ndeshje dhe ia arriten.

“Kur erdha këtu isha i kënaqur me dy rezultate, vetëm të mos e humbisnim ndeshjen. Kemi barazuar dhe sigurisht që fitorja do të na kënaqte më tepër.

Kemi bërë një pjesë të parë të mirë, por e kemi pësuar nga pakujdesia dhe sigurisht që na e ka zbehur disi. Bëra dy zëvendësime për shkakun se kur ktheva kokën nga stoli pashë vetëm djemë të rinjë.

Jo se nuk kam besim tek ata, por t’i aktivizosh në një moment të tillë, është thikë me dy presa”.