Fitorja e sotme e Vllaznise ndaj Flamurtarit ka qene e rendesishme jo vetem per renditjen dhe kalimin e ekipit shkodran ne vendin e shtate ne renditje, por ky sukses ka ardhur pikerisht ne nje moment te veshtire, teksa flitej per bojkot te ndeshjes, per paralajmerime e protesta.

Pikerisht per kete arsye, Bashkia Shkoder ka reaguar permes faqes se saj zyrtare ne facebook duke i bere jehone ketij suksesi dhe momentit kur eshte arritur. Ja çfare shkruhet ne faqen e saj:

“Prandaj duhet të qëndrojmë si një skuadër, të gjithë bashkë! Vetëm kështu mund t’ ia dalim! Vetëm kështu mund të arrijmë rezultate! Vetëm kështu jemi serioz dhe të përgjegjshëm për angazhimin që kemi marrë! Vetëm kështu bëhemi tërheqës për tregun!

Secili duke bërë punën e vet!
Kemi plot energji! Duhet t’i shfrytëzojmë në pozitivitet!
Ecim përpara!