Nje nga emrat e medhenj te futbollit shqiptar, ish-portieri i njohur Perlat Musta ne nje interviste te dhene per mediat, ka analizuar edhe ecurine e kampionatit te sivjetem teksa eshte ndalur edhe tek ecuria e Vllaznise ku mbi te gjitha ka vleresuar menyren e lojes se saj.
“Te Vllaznia duket dora e trajnerit. Per mua ai ka arritur te forcoje grupin. Merite e Vllaznise per mua eshte grupi. Ne futboll ka fituar historikisht ai ekip qe ka patur grup te bashkuar, ndoshta edhe me me pak cilesi se rivalet.
Kjo eshte thelbesore. Vllaznia luan rrjedhshem, ne grup. Tani nuk e di sesi do te eci, se varet edhe nga terrenet e renduara dhe duhet pare se sa do te jene ne gjendje ta ruajne kete avantazh dhe kreun. Edhe futbolli anglez e ka te veshtire kur luhet kaq shpesh, jo me ne. Te presim te shohim sa do te jete ne gjendje Vllaznia te çaje e vetme deri ne fund”- ka thene Musta.
I pyetur per rivalet e mundshem te Vllaznise, ish- portieri i njohur eshte shprehur: “Laçi ka ne dore shume gjera per fatet e kampionatit nese ai arrin te fitoje ndaj Vllaznise. Mund te ngushtoje diferencen me shkodranet, por Vllaznia duket me e avantazhuar, gjithsesi nuk e di sa do te jete e afte te çaje deri ne fund, si puna e atij çiklistit qe synon te preke i pari finishin”.