Tritol në garazhin e shtëpisë: ngjarje e rëndë në Shkodër, me futbollistin shkodran Fatjon Kiri që ka qenë shënjestra e atentatit.

Ngjarja ka ndodhur në orët e vona të mbrëmjes së djeshme dhe për fat nga shpërthimi nuk ka pasur viktima.

Mesfushori me tipare sulmuese është pjesë e Vllaznisë këtë sezon, duke u kthyer pas disa sezonesh nëpër Shqipëri. 24-vjeçari ka luajtur edhe për Korabin, Tomorin, Tërbunin e Adën./sportekpres/