HomeFUTBOLLKATEGORIA SUPERIOREPërparim Daiu: Vllaznia është princesha e kampionatit

Përparim Daiu: Vllaznia është princesha e kampionatit

Dtiën e sotme janë mbyllur 4 sfidat e javës së 15 të Kategorisë Superiore, që kulmon nesër me derbin Partizani-Tirana. Në një intervistë me gazetarin Drilon Xhepollari në “Sport Magazine“ në “Ora Neës”, Përparim Daiu skanon skuadrat pretendente të kampionatit.

Ish-futbollisti e quan Vllazninë një princeshë të futbollit tonë, ndërsa rivaluzues të saj liston Teutën, Tiranën dhe Partizanin, duke nxjerrë kështu nga gara për titull Laçin dhe Kukësin. Në fund Daiu jep edhe mendimin e tij për derbin e kryeqyteti, ku favorizon më tepër Tiranën.

Vllaznia

“Vllaznia është kthyer nga një mbretëreshë e futbollit shqiptar në një princeshë, sepse udhëheq bindshëm. Është një Vllazni me maturi dhe që dominon bindshëm këto javë. Kjo pjekuri që po shfaqin nga java në javë e tregoi ky gol në minutën e fundit ndaj Bylisit. Ata besojnë në aftësitë e tyre. Loja e tyre është plot siguri dhe është mjaftueshëm që deri këto javë të jenë pretendentët kryesorë për titull”.

Rivaluzues të Vllaznisë për titull

“Shoh Teutën, Partizanin dhe Tiranën. Të dy ekipet duhet të synojnë fitoren, sepse ndeshja e parë kishte një specifikë tjetër. Shoh një Tiranë të avantazhuar për kontigjentin që ka karshi Partizanit. Por gjithsesi rezultati i nesërm do të japë verdiktin kush do jetë më afër Vllaznisë për të rivaluzuar”.

RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments