Tuesday, January 13, 2026
FAQJA E PARE KRYESOREPërplasjet te Real Madrid, lojtarët të ndarë në dy grupe ndaj Alonsos

Përplasjet te Real Madrid, lojtarët të ndarë në dy grupe ndaj Alonsos

Problemet e brendshme dhe ndarja e dhomave të zhveshjes në dy grupe kanë çuar në shkarkimin e Xabi Alonsos nga drejtimi i Real Madridit.

Sipas “The Athletic”, tekniku spanjoll humbi mbështetjen e figurave kryesore të skuadrës muajt e fundit.

Lojtarë si Jude Bellingham, Federico Valverde dhe Vinicius Junior ishin pozicionuar kundër metodave të trajnerit, ku ky i fundit kishte shfaqur pakënaqësi publike që gjatë ndeshjes “El Clasico” në tetor.

Listës së lojtarëve të pakënaqur i shtoheshin edhe emra si Rodrygo, Brahim Diaz, Endrick dhe Ferland Mendy.

Nga ana tjetër, lojtarë si Kylian Mbappe, Arda Guler dhe Aurelien Tchouameni vazhdonin të ishin mbështetës të 44-vjeçarit. Kjo klimë tensioni detyroi bordin drejtues të ndërpresë bashkëpunimin në mes të sezonit.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments