Ndeshjet e ditës së dytë të Memorialit “Vllaznia 2015” kanë dhuruar sërish emocione të shumta. Në 14 takimet e zhvilluara, më shumë fitore kanë arritur boksierët e kombëtares sonë teksa janë fituar tre ndeshje pikërisht nga Rexhildo Zeneli, Alban Beqiri dhe Aleksander Rama. Kanë humbur ndërkohë Ardit Nurja dhe Emanuel Kaçaj. Takimet janë zhvilluar shumë të bukura dhe ka rënë në sy edhe prania në këto ndeshje e kandidatit për president të Federatës Shqiptare të Boksit, z. Florent Kalivopulli. Ja rezultatet e sotme: Dita e dytë:
Pesha 52 kg Daniel Asenov (Bullgari)- Gabriel Mascunano (Spanjë) fiton Mascunano
Pesha 52 kg Ardit Nurja (Shqipëri)– Vincenzo Picardi (Itali) fiton Picardi
Pesha 60 kg Rexhilo Zeneli (Shqipëri)– Violent Sylejmani (Kosovë) fiton Zeneli
Pesha 60 kg Elian Dimitrov (Bullgari)- Atdhe Gashi (Gjermani) fiton Dimitrov
Pesha 64 kg Ayrin Ismetov (Bullgari)- Naser Shala (Kosovë) fiton Ismetov
Pesha 64 kg Viktor Agateljan (Çeki)- Almasbek Abilekov (Kazakist) fiton Abilekov
Pesha 69 kg Alban Beqiri (Shqipëri)– Alfonso Di Russo (Itali) fiton Beqiri
Pesha 69 kg S. Rakhmankulov (Kazak)- Youba Ndiaye (Spanjë) fiton Rakhmankulov
Pesha 75 kg Denis Radovan (Gjermani)- Saparbay Aidarov (Kazakistan) fiton Radovan
Pesha 75 kg Damina Bolequiua (Spanjë)- Emir Sabotiç (Mali i Zi) fiton Bolequiua
Pesha 81 kg Arman Rysbek (Kazakistan)- Aleksander Rama (Shqipëri) fiton Rama
Pesha 81 kg Simone Fiore (Itali)- Bosko Drashkoviç (Mali i Zi) fiton Fiore
Pesha 91 kg Armen Xhoxhaj (Itali)- Albon Pervizaj (Gjermani) fiton Xhoxhaj
Pesha 91 kg Emanuel Kaçaj (Shqipëri)– Dilan Prasoviç (Mali Zi) fiton Prasoviç me KO
Nesër do të zhvillohen ndeshjet finale të Memorialit dhe ato do të nisin në orën 14.00. Interesant është fakti se në finale kanë dalë pesë boksierë të kombëtares shqiptare dhe objektivi është që në dy pesha, ato të zënë vendet e para.
Gjergj KOLA















