Qatip Osmani nuk do të vazhdojë në krye të Malishevës. Këto janë raportimet e fundit nga Kosova, që tregojnë se ish-trajneri i Vllaznisë është larguar pas humbjes turpëruese me rezultatin 0-5 ndaj Ballkanit.
Eksperienca e Osmanit në Kosovë zgjat kështu 11 javë të kampionatit. Në total u regjistruan 4 fitore, 1 barazim dhe 5 humbje me golavarazhin 16 gola të shënuar dhe 22 të pësuar.
Vetëm 13 pikë dhe vendi i shtatë në renditje janë një zhgënjim. Osmani ndër është i njohur në Superiore, pasi në edicionin 2023/24 bëri mrekullinë te Vllaznisë.
56-vjeçari emërohej duke marrë drejtimin e kuqebluve në vendin shtatë, ndërsa u largua duke e lënë si vend i dytë pas Egnatias. Kuqeblutë vendosën ta shkarkonin pas eliminimit në Kupë ndaj rrogozhinasve.







