Saturday, January 10, 2026
FAQJA E PARE KRYESOREPësoi pesë gola sot, Milani kthen kokën nga mbrojtësi shqiptar

Pësoi pesë gola sot, Milani kthen kokën nga mbrojtësi shqiptar

Marash Kumbulla po kalon një formë të mirë me Veronën e tij. 19 vjeçari me origjinë nga Shkodra por i lindur në Italinë fqinje, ka treguar se është i aftë të marrë përsipër mbrojtjen e një ekipi në Serinë A.

Së fundmi, raportohet se edhe Milan ka hyrë në garë për talentin e Kombëtares shqiptare, duke çuar në katër numrin e ekipeve të interesuara.

Pas Juventus, Inter e Napoli, kuqezinjtë e drejtuar nga Stefano Pioli e shohin si një investim me vlerë për të ardhmen.

Kumbulla u rikthye titullar javën e shkuar, duke hedhur pas dëmtimin që e mbajti jashtë për afro një muaj.

Qendërmbrojtësi ka zhvilluar 11 paraqitje këtë sezon, duke gjetur rrugën e rrjetës 1 herë.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments