Krzysztof Piatek i tha lamtumirë aventurës te Milani, teksa vendosi për ta vazhduar karrierën e tij te Hertha Berlin në Bundesligën gjermane.
Polaku nuk tregoi një formë shumë të mirë këtë sezon dhe për këtë arsye, drejtuesit vendosën ta largojnë, teksa në vendin e tij tashmë është Ibrahimovic. Aventura e Piatek te Milani zgjati vetëm një vit, kur sulmuesi u transferua në janar të vitit të kaluar nga Genoas.
Lexo edhe:
VIDEO/ Partizani e nis vrullshëm ndeshjen, dy gola për 18 minuta lojë
Menjëherë pas largimit nga Milani, Piontek nuk i ka kursyer thumbat në drejtim të kuqezinjve, teksa në një intervistë të dhënë për mediat gjermane u shpreh se ata e kanë zakon të ndryshojnë sulmuesit çdo vit. “Në Berlin më kanë pritur shumë mirë dhe jam i lumtur.
Tifozët më shohin në qytet dhe fillojnë të këndojnë ‘Piatek, Pum, Pum’. Pritshmëritë për mua janë shumë të larta. Unë u shita pas afrimit të Ibras? Këto janë gjëra që ndodhin te Milani. Ndryshimi i sulmuesve çdo vit, është zakon i tyre.”, u shpreh Piatek.