Qe te Vllaznia gjerat nuk shkojne ashtu si duhet, kjo ishte vene re prej javesh, tashme qe transmetohet edhe ne fushe si pasoje e lojes jo te mire. Megjithate, gjate takimit te djeshem ne kryeqytet, ku kuqeblute humben me Tiranen 3-1, duket se ka arritur kulmi dhe ka pasur nje perplasje mes tifozeve dhe trajnerit Elvis Plori.
Ne momentin kur penalltia u anullua, Adili po protesonte ashper ndaj gjyqtarit Kreshnik Cjapi dhe per pasoje u ndeshkua me karton te verdhe. Tifozet i kane kerkuar llogari trajnerit Plori se pse nuk i flet Adilit qe ta largoje nga gjyqtari Cjapi dhe loja te vazhdonte, ne menyre qe edhe ai te mos ndeshkohej.
Megjithate, jo vetem kaq, pasi kjo situate e tille nuk mbaroi ketu. Ne kete moment, trajneri i ekipit te Vllaznise, Elvis Plori, u ka dhene nje pergjigje aspak dinjitoze tifozeve qe kishin udhetuar nga Shkodra, duke u thene se nuk ka çfare t’i beje Adilit, ç’ka ka bere qe ata te shperthejne ne ofendime ne drejtim te trajnerit Plori.
Duhet thene se rreth 50 tifoze te Vllaznise kishin ardhur nga Shkodra drejt Tiranes per te mbeshtetur ekipin e tyre, madje kane qene edhe aktive gjate ndeshjes.
Maringlen ZHIVANI