Ndeshja ne mes Vllaznise dhe Tiranes ka patur edhe disa momente pikante te cilat ndoshta nuk jane pare nga ekrani i TV dhe qe jane evidentuar nga gazeta “Panorama Sport”.

– “Lutemi për Turqinë e Sirinë”, të ardhurat e biletave shkojnë përfamiljet e viktimave të tërmetit në këto dy shtete.

– Tifozëria shkodrane i përgjigjet thirrjes së drejtuesve të klubit kuqeblu, duke qenë të shumtë në numër në këtë sfidë.

– Takimi nis me një minutë heshtje për viktimat në Turqi e Siri.

– Nuk kanë munguar përgjatë gjithë takimit sharjet mes dy tifozërive, duke prishur jo pak atë entuziazëm të pjesës tjetër tëtifozërisë.

– Bekaj ka qenë i pari që ka zbritur pak minuta para startit tëpjesës së dytë të takimit. Duke vijuar me një stërvitje individuale.

– Goli i shënuar nga Marku nga pika e 11 metrave ndez entuziazmin si në stol, por edhe në shkallët e tribuna, ku grupi ultas nukka kursyer fishekzjarrët dyngjyrëshe kuqeblu, duke krijuar njëdekor të mrekullueshëm në stadium.

– Gurishta e Josa diskutojnë shumë mes tyre në të 63-ën minutë. Kapiteni merr me sa mësohet këshillat e teknikut për vazhdimësinë.

– Latifi pritet sërish me ovacione në momentin kur futet në fushëne lojës.

– Tymuese me ngjyrë të zezë mbulojnë stadiumin “Loro Boriçi”, në të 67-tën minutë.

– Moment paniku në të 68-ën minutë pas dëmtimit të Hasanit, por fatmirësisht pa asnjë problem.

– Smajli largohet mes duartrokitjeve, pavarësisht se ndodhej në barelë.

– Në të 91-ën minutë hapet edhe uji në fushën e blertë.

– Festë në fushë pas vërshëllimës së fundit, por edhe në dhomat ezhveshjes së ekipit kuqeblu.