Ndeshja Vllaznia- Bylis e luajtur para dy ditesh ne Shkoder kishte disa momente interesante te cilat “Panorama Sport” po jua sjell momentet ketu me poshte:
-Trajneri Brdariç mungoi në takim, pasi dyshohej si infektuar me COVID, kështu që trajneri Elvis Plori drejtoi ekipin nga pankina.
-Tekniku shkodran ka qëndruar përgjatë gjithë takimit në këmbë. Po të njëjtën gjë ka bërë edhe trajneri i kundërshtarë, Dovedan.
-Shumë ofendime dhe kundërshtime ndaj gjyqtarit Hamiti. Vendimet e tij jo rrallëherë nxisin ato pak të pranishëm në shkallët e stadiumit. Madje tifozët shkojnë edhe më tej duke e quajtur “qorr”, për vendimet e dhëna nga arbitri lezhjan.
-Nuk mungojnë përqafimet mes zv.trajnerit të Bylisit, Bekim Kuli, dhe mbrojtësit Imami pak çaste para nisjes së pjesës së dytë. Takimi mes dy ish-dinamovitëve mesa duket i ka sjellë fat mbrojtësit kuqeblu.
-Përqafime mes të gjithë drejtuesve të klubit shkodran në fund të takimit. Në krye të stafit të Vllaznisë vijon që të jetë kryebashkiakja Ademi, e cila gjithë ndeshjen e ka ndjekur në këmbë.
-Nuk mungojnë as gratë në stadium. Kryebashkiakja Ademi nuk është e vetme, pasi janë disa nga gratë e futbollistëve që ndjekin bashkëshortët e tyre në tribunat e gazetarëve.
-Brdariç përjeton nga shtëpia me zemër në dorë fitoren ndaj Bylisit, një gjë të tillë tekniku ia ka thënë menjëherë pas suksesit zëvendësit të tij, Elvis Plori.







