Nga Endri ÇINARI

Sot në “Loro Boriçi” është luajtur edhe sfida e javës së 29-të mes Vllaznisë dhe Erzenit. Dueli i luajtur në Shkodër, në orën 19:00 përfundoi me rezultatin 1-1. “Shkodra Sport” përveç raportimit të ndeshjes së kuqebluve dhe shijakasve sjell për lexuesit e saj disa “pikante” të 90 minutave.

-Pritej një numër më i lartë tifozësh në shkallët e stadiumit “Loro Boriçi”. Ndërsa po ashtu nuk mungon si asnjëherë tifo grupi “Vllaznit” por edhe tifozët miq nga Shijaku.

-Ka pretendime nga stafi i Erzenit, Mihana i gjendur thuajse vetëm përballë me portierin i zihet rruga nga Mala. Gjyqtari Ferataj e cilëson të rregullt ndërhyrhjen e lojtarit kuqeblu, fakt që irriton shumë Deliallisin.

-Ka edhe batuta në rradhët e tifozëve lidhur me orarin e ndeshjes. Ku shprehen “me këtë orar dukem si ndeshjet e Champions League”.

-Gabon një pasim horizontal Migone tek Erzeni. Gjë që irriton shumë trajnerin shijakas që “kapet” me lojtarin e tij.

-Ferataj e ka me Zeken, kryesori i takimit i kërkon kosovarit të mos stimulojë më duke e kërcënuar se e rradhës do ndëshkohet me karton.

-“Shpërthen” në gëzim Erzeni, Blazevic me disa lëvizje spektakolare barazon shifrat.

-Në pushimin e dy pjesëve në stadiumin “Loro Boriçi” ka qenë i pranishëm ish-kampioni i boksit botëror, Roy Jones Jr. Ish-bosksieri është i ftuar special në evenin “Fists of Fire” që do zhvillohet nesër në Shkodër. Po ashtu me amerikanin ishte edhe promotori dhe organizatori i këtij eventi, Mondi Ndou.

-Të ndryshëm totalisht dy trajnerët, shumë i qetë Osmani tek Vllaznia e ndërsa shumë emocional Deliallisi tek Erzeni.

-Osmani e ka në një moment me Alivoden, ku kërkon më shumë inciativë përpara nga mesfushori.

-Duart në kokë tek Erzeni, pasi Mihana i afrohet shumë golit. Tek Vllaznia kërkojnë më përqendrim në rradhët e tyre.

-Deliallisi i kërkon haptazi lojtarit të tij Peposhi të shrihet në tokë. Kjo sjell irritimin e tifozëve shkodranë.

-Tension mes Krymit dhe Mihanes, ku ky i fundit vonon lojën. Dy lojtarët gati sa nuk kapen me duar.

-Mbyllet 1-1 në fund, me një pikë që më shumë kënaq miqtë. Ndërsa Vllaznia bën një gjysmë hapi fals me ndeshjen e luajtur në shtëpinë e saj./www.shkodrasport.com/