Para pak çastesh u mbyll edhe ndeshja Vllaznia-Laçi. Përballja e vlefshme për javën e 28-të të kampionatit përfundoi në shifrat 0-0.
“Shkodra Sport” sjell edhe disa “pikante” për lexuesit që ndoshta nuk u vunë re gjatë 90 minutave.
-Prani e pakët e tifozëve në “Loro Boriçi”. Duket se rezultatet e fundit negative të Vllaznisë kanë ndikuar në praninë e tifozëve shkodranë në shkallët e stadiumit.
-Drejtori sportiv i Vllaznisë, Matko Djarmati si zakonisht e ndjek ndeshjen në sektorin ku ndodhen gazetarët.
-Vllaznia kërkon të kuqin për Roganovic. Malazezi pas një ndërhyrje të ashpër ndaj Hakajt, kërkohet ndëshkim ndaj tij. Më parë kishte një të verdhë pas një ndërhyrje në dëm të Latifit.
-Ka një batutë të një tifozi shkodran që i drejtohet Shpëtim Duros me fjalët: “O Duro, fute Josen”. Duke iu referuar ish-trajneri të kurbinasve para pak ditësh.
-Duartrokitje në drejtim të Mazrekajt nga ana e publikut shkodran në momentin kur ky i fundit largohet nga fusha me barrelë i dëmtuar. Por nuk duket shumë shqetësuese për fantazistin sepse kthehet shpejt në fushën e lojës.
-Shumë i revoltuar Shpëtim Duro me të tijët. Trajneri kryeqytetas “shpërthen” në një rast kur mbrojtja bardhezi nuk po largonte një top që po qarkullonte 2-3 herë rradhazi rrezikshëm në portën e kurbinasve.
-Elvis Plori kërkon shpesh që lojtarët e tij ta luajnë topin më shpejt, për të rrezikuar drejt portës kundërshtare.
-Më të entuziasmuar tifozët shkodranë në pjesën e dytë duke mbështetur skuadrën për të gjetur golin.
-Fjoart Jonuzi i “hakërrehet” shokëve të ekipit që lënë shumë hapësira në prapavijë duke rrezikuar që të pësohet gol.
-Ka kontestime nga ana tifozëve në momentin kur trajneri Plori vendos të largojë nga fusha në të njëjtin moment treshen Latifi-Da Silva-Hoxhaj. Duket se mbështetësit shkodranë nuk janë dakord më këto vendime të trajnerit kuqeblu.
-Në fund dy skuadrat e mbyllin në paqe me rezultatin 0-0 mes tyre. Pikë që lë më të kënaqur laçianët se sa kuqeblutë që tashmë e shohin veten në vendin e 5-të të renditjes.
Endri ÇINARI