Kriza e rezultateve te Vllaznise ka vijuar edhe sot me barazimin 0-0 ndaj Laçit. Nje rezultat ky qe e ka zbritur skuadren shkodrane nga vendi i katert i renditjes ne te pestin.

Por megjithate per momentin i gjithe fokusi duke filluar nga neser do te spostohet tek gjysmefinalja e kthimit e Kupes se Shqiperise ne mes saj dhe Partizanit.

Sektori i Garave prane Federates Shqiptare te Futbollit e ka vendosur tashme edhe daten dhe oren se kur do te zhvillohet ky takim. “Shkodra Sport” meson se ai do te luhet diten e merkure ne ora 17.45.

Kujtojme qe ndeshja e pare e luajtur ne Elbasan dy jave me pare eshte mbyllur ne barazim 0-0. Vllaznia ka shume shanse per te kaluar ne finale, por kuptohet qe pikesepari i duhet te kaloje kete ngerç psikologjik ku ndodhet./SHKODRA-SPORT.COM/