Turneu “Adem Jashari” në volejboll i zhvilluar dy ditë më parë në Kosovë, është fituar nga ekipi Shutova i Kërçovës së Maqedonisë.

Ai ka mundur në finale 3-1 Partizanin e Tiranës. Interesant është fakti se në rradhët e ekipit të shqiptarëve të Maqedonisë kanë qenë si përforcim në këtë turne edhe dy volejbollistë të Vllaznisë, pikërisht Ditmir Rrashketa dhe Renato Kola.

Ky i fundit vjen pas pas një dëmtimi dhe është rikthyer në nivele të larta sërish. Një sukses në një turne ku morën pjesë katër ekipe dhe që tregon më së miri edhe njëherë tjetër vlerat e dy volejbollistëve shkodranë.

Vetë Kola në fakt me anë të postimit të një statusi në faqen e tij në facebook, ka ngritur shqetësimin e prishjes së ekipit të Vllaznisë.

Ekip i cili nga kampion sezonin e kaluar, sivjet duket se nuk kanë asnjë pretendim për titull në kampionat ndërkohë që janë eliminuar edhe nga Kupa e Shqipërisë.
© shkodrasport.com