Ndeshja Bylis- Vllaznia qe u luajt diten e djeshme ne stadiumin “Adush Muça” te Ballshit ka patur edhe disa momente pikante mediat i kane percjelle per lexuesit e tyre.
* Pas një irritimi të tifozëve vendës për një karton të dytë të verdhë të pretenduar nga ta për mbrojtësin Smajli dhe jo të nxjerrë nga kryesori Florjan Lata, në minutën e 55-të vjen një episod i shëmtuar në “Adush Muça”. Smajli goditet nga një tifoz me një send të fortë, që i preku pjesën e pasme të kokës. Mbrojtësi i Vllaznisë shtrihet në tokë dhe pret për ndihmën mjekësore dhe pas disa minutash ngrihet sërish dhe vazhdon lojën.
* Në formacionet zyrtare të shpallura para ndeshjes, Juriç ishte menduar si titullar në protokoll, por ai u dëmtua gjatë nxehjes dhe menjëherë trajneri Mirel Josa e zëvendësoi me mbrojtësin Dejan Shehi.
* Tifozët ballshiotë janë rikthyer në “Adush Muça” më të shumtë në numër sesa në ndeshjet e tjera. Kanë qenë afro 500 në numër dhe e kanë mbështetur skuadrën e tyre të zemrës, si nga tribuna qëndrore ashtu edhe nga ajo ballore.
* Në fund një festë në dhomat e zhveshjes, kur kanë zbritur anëtarë të presidencës dhe vëllezërit Kapllanaj, që kanë përgëzuar stafin dhe lojtarët për këtë fitore.