Pas nje pervoje jo pozitive tek Liria e Prizrenit ku i munguan minutat, mbrojtesi 19 vjeçar shkodran Arlind Qerpiku do ta vijoje karrieren e tij sportive tek ekipi i Veleçikut.

Ai ka disa dite qe eshte vene ne dispozicion te trajnerit Smajli duke e kaluar me sukses proven dhe si rrjedhoje ka fituar besimin e trajnerit per te qene pjese e kesaj skuadres ne gjysmen e dyte te sezonit.

Qerpiku eshte nje futbollist i rritur tek Akademia Vllaznia ku ka spikatur me paraqitjet e tij ne rolin e qendermbrojtesit. Megjithate veren qe shkoi drejtuesit kuqeblu nuk i ofruan kontrate dhe si rrjedhoje ai vendosi te kalonte ne Kosove tek Liria e Prizrenit.

Por atje nuk i besuan shume dhe per kete arsye ka vendosur te rikthehet serish ne Shqiperi, per ta nisur nga Veleçiku. Aty ku do te kerkoje te binde stafin teknik ne menyre qe te tregoje me se miri vlerat e tij.

Qerpiku eshte nje nga tre perforcimet qe ka bere skuadra koplikase se fundi teksa siç kemi bere te ditur edhe me perpara, pjese e saj tani e tutje do te jete edhe mbrojtesi Armenis Kukaj dhe sulmuesi Joald Ivziku./SHKODRA-SPORT.COM/